Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali. Mësohet se në këtë aksident ka humbur jetën një person dhe janë plagpsur 12 të tjerë.

Sipas raportimeve në aksident është përfshirë një autobus me turistë nga Maqedonia e Veriu. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit, ndërsa 12 pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta.

“Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.