Aktorja e “Portokallisë” që imiton Grida Dumën ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka folur për profesionin e saj si aktore humori.

E pyetur se cila është një nga sakrificat që ka bërë për një rol të caktuar, ajo shprehet se kur filloi të bënte rolin e Gridës, rrinte gjithë natën zgjuar dhe shikonte video për të kapur dhe detajet më të vogla të saj.
Bieta Sulo: Sakrifica më e madhe që ke bërë për të realizuar një rol siç duhet.

Anxhela Muça: Në “Portokalli” ka qenë kjo me Gridën që shikoja gjatë gjithë natës videot, e zmadhoja që të shikoja detaje e vogla, e ktheja mbrapsht si e tha këtë fjalën, shkruaja mini tekste për të pasur në tekst gjendje që ta shprehja. Dilja para pasqyrës në dy të natës bëja Gridën, thosha nuk e kam mirë, ajo rri kështu, bën kështu, kjo ka qenë për “Portokallinë”.
Bieta Sulo: Ngrysu gdhiu me Gridën, por edhe nëpër ëndrra me Gridën.
Anxhela Muça: Grida atë dy javorsh ka qenë sikur flinte me mua aty.
Bieta Sulo: E more vesh Grida ku ke qenë? (qesh).