Në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend janë duke u përgatitur listat e personave që përfitojnë nga amnistia penale.
Janë 700 të burgosur në total që do të fitojnë lirinë ndërsa 400 të tjerëve do t’u ulet dënimi.
Nga burgu i Reçit, në veri të vendit pritet të lirohen të paktën 130 persona.
Janë të dënuar të cilët kanë përfunduar pas hekurave për vepra të leha penale si vjedhje, kalim te paligjshëm kufiri, plagosje të lehta apo trafikim narkotikësh.
Nga burgu i Fierit do të lënë qelinë rreth 100 të dënuar. Nderkohe në burgun e Drenovës do të përfitojnë nga amnistia 120 të burgosur.
40 prej tyre pritet te lirohen ndërsa 80 të burgosur të tjerë do të përfitojnë nga ulja e dënimit.
Listat po përgatiten edhe në burgun e Vlorës. Drejtori i shërbimit të provës thotë se amnistia do u japë lirinë 88 personave, mes tyre 6 grave.
700 të dënuarit që përfitojnë nga amnistia penale pritet të lënë qelitë në fund të muajit prill.
Të përjashtuar do të jenë personat e dënuar për vepra të rënda penale si vrasje, korrupsion, terrorizëm, krim të organizuar.