Argita Malltezi u shpreh sot gjatë konferencës për shtyp se për çështjen e masave të sigurisë për Sali Berishën dhe për Jamarbër Malltezin, do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.
“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin.
Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar. Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi,” tha Malltezi.