Skandal i ri seksual rëndon mbi futbollistët e Premier League! Në vitet e fundit ka vetëm disa raste që përfshijnë emra që konkurrojnë në ligën angleze me raste përdhunimi, ndeërkohë e përditshmja The Sun me sa duket ka hedhur dritë në një rast tjetër.

Sipas mediave britanike, dy futbollistë 19-vjeçarë dhe shokë të skuadrës, të cilët nuk janë bërë të ditur, janë arrestuar nga autoritetet nën dyshimin për përdhunim dhe sulmit seksual.

Madje i pari e ka kaluar natën në qendrën e paraburgimit, ndërsa i dyti është arrestuar të nesërmen. Të dy janë liruar në pritje të provave të reja, me një burim të Policisë që konfirmon sa më sipër për gazetën angleze. “Meqë çështja është tani në duart e policisë, klubi i futbollit nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë fazë”, shtoi burimi i paidentifikuar i cituar nga Sun.

Natyrisht, raporti ka bërë bujë në Angli dhe po bën xhiron e botës, por emrat e futbollistëve, apo i ekipit që ata i përkasin nuk është bërë ende i ditur.