Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë përpara se të bëjë nënshkrime, dhe veçanërisht ato të mëdha, por katalanasit ende janë duke kërkuar në treg për opsione që mund të përmirësojnë skuadrën e tyre, ku Leroy Sane është tashmë i pëlqyeri.
Sipas “El Chiringuito”, javën e kaluar Barcelona i bëri një telefonatë Bayern Munich për të pyetur disponueshmërinë e Sane këtë verë, megjithëse nuk kishte asnjë mbi përgjigjen bavareze rreth kësaj kërkese. Sane ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Bayern.
Ende nuk dihet se sa do të jetë e gatshme Barcelona të ofrojë, por nëse Sane nuk ulet për të rinovuar kontratën, atëherë Bayern Munich do të ishte i gatshëm të futej në bisedime me kërkuesit e talentit gjerman.