Sara Gjordeni dhe Bardhi na bënë të mendojmë se do të bëhen prindër për herë të parë. Në një video përmbledhëse nga emisioni “Cherry on Top”, prezantuar nga Bora Zemani, shfaqet Sara, Bardhi dhe këpucët e një bebushi, ndërsa mbetet që ta zbulojmë të premten të vërtetën.

Në videon e publikuar, Sara merr një kuti ku gjenden këpucët të bardha të një foshnje dhe Bora dëgjohet duke thënë: “Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër”.

Por për të gjithë skeptikët, pritet të dalë emosioni i plotë që të kuptohet çfarë po ndodh.

Kujtojmë se Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën në “Big Brother V.I.P Albania 3” dhe janë bashkë prej rreth 3 muajsh.