Gazment Bardhi ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit se një pjesë e opozitës ushtron presione ndaj drejtësisë. Në një konferencë me gazetarët, Bardhi tha se për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku se Bashën e kanë lënë të flasë me veten.

Ndërkohë, ai thotë se Basha nuk guxon të përmendë emrin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës në denoncimit e tij publike.

“Nuk e kam ndjekur, nuk i kamë dhënë përgjigje, i kam dhënë përgjigje deklaratave të Bashës në foltore të Kuvendit, Këto bashkëbisedimet me vete i kam lënë ti zhvillojë në mënyrë permanente. Vendimi ynë politik është që kushdo që ka vendosur të bëjë opozitën e opozitës është të flasë me veten. Se kush flet me veten besoj e dini, ne i kemi lënë të flasin me veten. Do vazhdojnë të flasin me vete.

Opozita nuk ka asnjë gjë në dorë për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Ne nuk kemi as pushtet, nuk kontrollojmë as institucione shtetërore që të ushtrojmë opresion, i vetmi që ka mekanizma presioni është pushteti, është kryeministri. Ajo që kemi bërë ndryshe nga këta që flasin me vete, sa herë kemi pasur çështje që gjykojmë se duhet të jetë lëndë e drejtësisë, i jemi drejtuar drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që të dal para jush që të denoncoj një aferë korruptive dhe të mos i jem drejtuar institucioneve të drejtësisë. Kaq ka në dorë opozita, të tjerat janë hajde flasim me vete, bëjmë lajm. Themi ca gënjeshtra. Unë e dëgjova që tha përfiton nga amnistia ish-sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë. Pse duhet ti përgjigjem unë këtyre se ligji do zbatohet pas ca ditësh. Ai ishin këta që në akuzuan se po pengojmë amnistinë. S’kanë me ca merre dhe prodhojnë gënjeshtra. Kryeministrin se luftojnë dot, Veliajn se luftojnë. Flasin për hënën e diellin, por kur vjen puna për raste konkrete nuk guxojnë t’i përmendin emrin as Erion Veliajt dhe as Edi Ramës, këta luftëtarët e korrupsionit. Në reagimin publike të Bashës nuk guxon as t’iu përmendë emrin”, tha Bardhi.