Protestues të thirrur nga Rithemelimi janë mbledhur këtë të Premte para bashkisë së Tiranës.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh se është “detyrë e opozitës të mbështesë qytetarët”.
Ai theksoi se arrestimi i 5 ish-zyrtarëve nuk është i vetmi rast, duke shtuar se të njëjtat skema korrupsioni aplikohen edhe në bashkitë e tjera të vendit.
“Ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës ku 5 zyrtarë i kanë dhënë vetes 22 mln euro është një kambanë alarmi se në çfarë deregjeje ka shkuar qeveria sot. Ai s’duhet të ishte në zyrë, por do duhet të shoqëronte 5 zyrtarët. Nuik është rast i shkëputur, edhe në Drejtorinë e Rrugëve ishte e njëjta skemë. Padyshim opozita do duhet t’u prijë qytetarëve për të larguar këta që gllabërojnë buxhetin”, tha Bardhi për gazetarët.