Bayer Leverkusenit i duhen edhe dy pikë në gjashtë ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin kampion të këtij sezoni në Bundesligë. “Aspirinat” e Xabi Alonsos fituan 0-1 kundër Union Berlin në kryeqytet, duke vijuar me rekordin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon. Leverkusen iu fal golit të Wirtz nga penalltia në pjesën e parë.
Për të dërguar Leverkusenin me një “dorë” te titulli i parë kampion në histori, “menduan” rivalët e Bayern Munich që u turpëruan 3-2 nga Heidenheim. Në udhëtim bavarezët shënuan dy gola në pjesën e parë me Kane dhe Gnabry, për t’u përmbysur nga Sessa dhe dopieta e Kleindienst në fraksionin e dytë.
Mainz dhe RB Leipzig fituan me goleada, ndërsa Leverkusen me 76 pikë prin renditjen, 16 pikë më shumë se Bayern Munich.