Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se një embargo e armëve perëndimore ndaj Izraelit do t’i dorëzonte Hamasit fitoren.
Një gjë e tillë është shprehur ai do të ishte një ‘çmenduri’.
Johnson gjithashtu ka kritikuar edhe sekretarin e Jashtëm David Cameon për ‘heshtjen’ që ka zgjedhur nda debatit për kufizimin e shitjeve të armëve në Mbretërinë e Bashkuar në Izrael.
Johnson më tej theksoi: “Nëse perëndimi vazhdon të shkërmoqet dhe veçanërisht nëse Britania dhe SHBA-ja shkatërrohen, atëherë izraelitët nuk do të hyjnë në Rafah. Ata do të pengohen të arrijnë objektivin e tyre, shkatërrimin e Hamasit.