Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti historia e konfliktit midis vëllezërve dhe motrave ka qenë shpesh qendra e vëmendjes. E tillë është historia që u trajtua vetëm pak ditë me parë ku Liljana një 62-vjeçare denoncoi publikisht ish-nusen e vëllait të saj si shkaktare të sherreve dhe debateve mes asaj dhe vëllait. Por nga ana tjetër ajo rrëfeu edhe për problematikat e fëmijëve të vëllait. Por në një lidhje telefonike ish-nusja e vëllait hodhi një lumë akuzash mbi 62-vjeçaren, pasi ajo e akuzon drejtpërdrejtë edhe për probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, pas transmetimit të emisionit, situatat u acaruan më shumë dhe konfliktet mes 62-vjeçares dhe vëllait u tensionuan. Teksa motra e tij ishte në studio, pjesë e emisionit u bë dhe vëllai i saj, Altini, tashmë i divorcuar.

Ky i fundit tregoi historinë e tij të jetës, që nuk ka qenë aspak e lehtë, ndërsa hodhi akuza të rënda për ish-gruan e tij.

Ai tha se të dashurit e saj e kishin kërcënuar, madje i kishin vënë dhe pistoletën te koka.

“Ajo ishte në dhomë tjetër. Unë shkoj afër dhe po fliste me një shoqe. Ajo i tha se a të mori në telefon një X person. Pastaj ish-gruaja i tha që ‘mos fol kështu se kam burrin në shtëpi’. Dashnorët e saj më kanë vënë pistoletën në kokë dhe më kanë kërcënuar. Vajza jonë vodhi lekët, do ia kisha prerë kokën”, -tha për emisionin Altini.