Pas dy ndeshjeve spektakolare të mbrëmjes së djeshme, Champions League premton sërish që të mbërthejë paraekranit të gjithë futbolldashësit me supersfidën “PSG-Barcelona” në kuadër të çerekfinaleve.

Ndeshja zhvillohet në Francë, në “Parkun e Princave”. Pas dy ndeshjeve të së martës, sonte do të zhvillohen dy çerekfinalet tjera të Ligës së Kampionëve.

Sa i takon formës që po kalojnë skuadrat, ajo franceze është më pranë titullit kampion në Ligue 1 ndërsa katalanasit po vuajnë për të gjetur formën e tyre të qëndrueshme dhe janë tetë pikë larg liderit në Spanjë.
Gjithashtu një tjetër përballje e fortë dhe interesante pritet të jetë ajo mes Atletico Madridit që eleminuan Interin dhe Borussia Dortmundit.