Pas fitores 1-0 ndaj Lazio-s në derbi, trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi u shpreh se asnjëherë më parë nuk është ndjerë më i pranishëm se në këtë takim. Në prononcimin e dhënë për mediet, trajneri i Roma-s theksoi se për momentin mendon vetëm për të tashmen.

“Tani do ta quaja veten zoti i pranishëm, sepse nuk jam ndjerë kurrë më i pranishëm se kaq, nuk kam qenë ndonjëherë më dinamik edhe pse kam ardhur në stadium për të brohoritur dhe mbështetur lojtarët. Derbin e kam jetuar i qetë, nuk e di të ardhmen. Tani për tani po mendoj vetëm për të tashmen. Ne e njohim mirë Milan-in, do ta përballojmë pak më të qetë”-deklaroi De Rossi.