Duket se ‘telefonatat e erës’ nuk bënë asnjë punë për të vënë qetësinë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Pas telefonatave prekëse, brenda shtëpisë nisën debatet. Mes Eglës dhe Meritonit, nisi një bisedë e qetë e më pas devijoi në ofendime.

Ishte Meritoni ai që përmendi çështjen e Eglës me Saimir Kodrën, e më pas aktorja shpërtheu në ofendime. Ajo deklaroi se persona si Meritoni nuk e meritojnë që të shfaqen në ekrane.

DEBATI MES TYRE:

Meritoni: Zemër rregullo imazhin, se ke punë jashtë. E ke me zotërinë.

Egla: Me kë zotëri? Do ma paguash avokatin?

Meritoni: Me fol në këtë mënyrë…

Egla: Unë mendoj se njerëz si puna jote nuk duhet të dalin në ekran, je një rrugaç që nuk duhet të ekzistosh dhe promovohesh në ekran. Je një rrugaç që shantazhon.