Vdekja e të riut shqiptar, Leonard Farruku, në qendrat e emigrantëve në Britani vijon ende prej muajsh në vëmendjen e mediave britanike dhe shqiptare.
Sipas dëshmisë së një ish-pastruesja në anijen hotel ku Farruku kreu vetëvrasje, stafi i “Bibby Stockholm” i caktuar nga qeveria kanë qeshur dhe bërë shaka me vdekjen e tij. Ish-pastruesja Levana, e cila kishte punuar në qendrën e emigrantëve nga hapja e saj në gusht 2023 deri në fund të dhjetorit, tha në një takim në parlament se shumica e punëtorëve, tallenin duke thënë se kishte “një gojë më pak myslimane për të ushqyer”.
“Shakaja e neveritshme, brenda një jave pas vdekjes së zotit Farruku, ishte klima e përgjithshme e shumë punëtorëve atje. Unë po filloja të mendoja: pse t’i vendosim këta njerëz që kanë këto pikëpamje dhe paragjykime në krye të kujdesit për qindra burra që kanë ardhur këtu për strehë të sigurt?”, është shprehur Levana, shkruan BBC.
Takimi parlamentar u mbajt për të nisur një raport nga grupet që bëjnë fushatë kundër anijes hotel, duke përfshirë Care4Calais, Stand Up To Racism dhe Portland Global Friendship Group. Sipas këtij raporti, Levana pasi ka marrë masë disiplinore nga eprorët e saj është shkarkuar nga puna, me arsyetimin se ka biseduar me refugjatët e sttrehuar aty.
“Më thanë se po më jepnin një paralajmërim verbal sepse nuk duhet të jem miqësor me përdoruesit e shërbimit në këtë mënyrë. Pas kësaj kam punuar edhe një turn të rezervuar dhe më pas nuk më është ofruar më punë. Disa migrantë përshkruan se ndiheshin sikur ishin “në burg”, ka treguar ajo.
Ndërkohë Zyra e Brendshme në Britani ka thënë se nuk i njeh këto pretendime të bëra në raportin e hetimit.
“Ne nuk i njohim pretendimet e bëra në këtë raport. Bibby Stockholm është pjesë e planit të qeverisë për të reduktuar përdorimin e hoteleve të shtrenjta. Ka procese rigoroze të mbrojtjes në maune. Banorët kanë akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe social, duke përfshirë mbështetjen e shëndetit mendor.”, thuhej në deklaratën e tyre.
27-vjeçari shqiptar, Leonard Farruku ndërroi jetë në dhjetor të 2023 pa e ditur se ai kishte fituar të drejtën për të punuar në Angli e drejtë e cila iu dha nga Home Office. I riu shqiptar kishte mbërritur në Angli prej një viti dhe qëndronte në një azil në Bibby Stokholm. Ai u kishte paguar kontrabandistëve 4,000 euro për të shkuar në Britani ilegalisht me një varkë të vogël përtej Kanalit në gusht 2022. Më pas ai kishte kërkuar azil dhe kërkesa e tij po shqyrtohej në mënyrë aktive nga Zyra e Brendshme në kohën e vdekjes së tij më 12 dhjetor të vitit të kaluar. Farruku kishte aplikuar për të punuar në një profesion me mungesë, siç lejohet sipas rregullave të Home Office dhe e kishte fituar. Lajm të cilin nuk arriti ta merrte arsye e cila ende mbetet e dyshimte pasi autoritet thone se disa ditë para vdekjes së të riut i ishte dërguar njoftimi. Farruku dyshohet se i ka dhënë fund jetës në bordin e Bibby Stockholm në portin Portland, Dorset pasi u ankua për shëndetin e tij mendor. Emigrantët e tjerë pretendojnë se kanë dëgjuar të bërtitura dhe përplasje në murin e kabinës së tij atë natë.