Pasi mbërriti në huazim pa të drejtë blerjeje nga Atletico Madrid verën e kaluar, Joao Felix dëshiron të qëndrojë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Për momentin nuk është arritur një marrëveshje mes dy klubeve spanjolle dhe sulmuesi portugez ende nuk e di të ardhmen e tij.
“A do të jetë e vështirë të qëndrosh te Barça sezonin e ardhshëm? Do të shohim,” tha portugezi gjatë një interviste të fundit, në të cilën ai megjithatë nuk tha asgjë për të ardhmen e tij. “Sa i përket presidentit të Atleticos, Enrique Cerezo, unë mendoj se ai do ta bëjë gjithçka të lehtë, sepse ai është një njeri madhështor dhe e respektoj jashtëzakonisht shumë. Ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua, me nënën time dhe me gjithë familjen time”, – tha Joao Felix.
Los Colchoneros nuk do ta mbajnë sulmuesin kundër dëshirës së tij, por presin të arkëtojnë të paktën 60 milionë eurosh verën e ardhshme, ndërsa Barça për momentin ofron vetëm një huazim të ri me të drejtë blerjeje prej 30 milionë euro. Në këto kushte, marrëveshja është vërtet e ndërlikuar, hendeku midis ofertës dhe kërkesës duket i pakalueshëm për momentin.