Dy shtetas serbë humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në rajonin e Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina, teksa viktima mbetën dy drejtuesit e tyre.
Policia bën me dije se viktimat ishin 25 vjeç me nacionalitet serb, teksa po hetohet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.