Një peshkatar i zonës së Udënishtit ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari. 45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë Koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.