NASA ka vendosur të lëshojë tre raketa më 8 prill, datë e cila përkon edhe me eklipsin e plotë diellor. Mediat e huaja bëjnë me dije, se ato do të nisen nga një port kozmik në Virginia gjatë tre kohëve të ndryshme, 45 minuta para, gjatë dhe 45 minuta pas eklipsit. Ky projekt synon të matë problematikat në jonosferën e Tokës, që krijohen kur Hëna eklipson përkohësisht Diellin.
“Është një rajon i elektrizuar që reflekton dhe thyen sinjalet e radios, dhe gjithashtu ndikon në komunikimet satelitore ndërsa sinjalet kalojnë”, tha Aroh Barjatya, udhëheqës i misionit dhe profesor i fizikës inxhinierike në Universitetin Aeronautik Embry-Riddle, në Florida.
Një eklips i plotë diellor mund të ketë efekte të pazakonta mbi florën dhe faunën në Tokë. Mbi kafshët, mjedisin, motin, rrjedhimisht edhe për njeriun. Ekspertët këshillojnë se gjatë procesit të një eklipsi, asnjëherë nuk duhet ta shohim drejtpërdrejtë rrezatimin. Për këtë një palë syze do të ishin të domosdoshme. Po ashtu mund ta vëzhgojmë diellin me teleskop, dylbi ose kamera, që ka një filtër të veçantë diellor në pjesën e përparme, i cili vepron në të njëjtën mënyrë si syzet e eklipsit.
“Kjo gjë mund të shkaktojë dëmtim të madh për sytë, ndërsa kalojmë nga dita në natë, pasi zgjat vetëm 20 ose 30 minuta ,” tha Dr. Nicole Bajic, okulist në Klinikën e Cleveland. Gjatë një eklipsi total, dita kthehet në natë brenda pak minutash dhe është një kohë shumë e shkurtër për t’u përshtatur nga syri i njeriut.
Kujtojmë lëshime të ngjashme bëri edhe tetorin e vitit të kaluar nga New Mexico.