Avokati i këngëtares Maya është përballur me bashkëshortin e artistes, në një lidhje live për “Shqipëria Live” këtë të enjte.

Beqiri akuzoi Arben Shuaipin se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe se ka qenë konsumator i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Por, vetë arkitekti i mohoi të gjitha këto akuza dhe u ndal te fakti që nuk është lejuar të takojë djalin.

Shuaipi: Ka qenë avokat i familjes. Më vjen keq që është bërë pjesë i këtij procesi, se është mik i përbashkët i familjes.

Beqiri: I kam të dy miq, por Arbenin e kam mik nga familja e Majës. Jam njohur kur ishin në lidhje me njëri-tjetrin. Arbeni është i nxitur, këtë martesë e prishi Arbeni se abuzon shumë me alkoolin dhe me gjëra të tjera, edhe lëndë narkotike. Madje, është dënuar nga Gjykata e Durrësit se ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Kur i jep alkoolit, nuk di të ndërtosh marrëdhënie me njerëzit që të rrethojnë., ka ush dhunë psikologjike dhe më shumë, e ka goditur Maya-n. Se kur jepet urdhri i mbrojtjes, shihen me detaje gjërat. Fëmija iu la Mayas, u detyrua Arbeni të paguante për ushqimin.

Beqiri: E ka thyer urdhrin e mbrojtjes mbi 20 raste. Fëmijën e nxjerr dado, madje në urdhrin e mëparshëm e kishim dhe në prani të një psikologeje. Se tani, ky e merr fëmijën, e ul para në makinë, i ati i jep dhe ndonjë gotë, rrezikon fëmijën. Arbeni e tepron me të gjitha. Arbeni është disa vite më i madh se Maya.

Shuaipi: Do ndahem unë me Mayan apo ti se s’po e kuptoj?

Shuaipi: Ka qenë periudha kur unë punoja në një nga shtëpitë e avokatit, kthehesha nga Durrësi për të marrë djalin. Kisha konsumuar një birrë dhe një picë. Nuk isha jashtë normave, ishte minimumi për të drejtuar makinën. Ligji më pas u ndryshua, unë isha jashtë normave.

Erjona Rusi: Po thoni është vetëm ky rast

Shuaipi: Vetëm ky, se edhe Idajetit mund t’i ishte hequr patenta në Elbasan. Sa i përket lëndëve narkotike, kam bërë 2 herë me dëshirë te QSUT analiza të plotë. Mund të futeni, kam paraqitur të gjitha analizat në gjykatë. Tani unë do po se duan këta apo do bëhem i pirë se duan këta. Analizat i kam bërë të gjitha me dëshirë. Kjo po më bëhet kalvar edhe për jetën e fëmijës. Se kuptoj pse këta këmbëngulin me kaq forcë.

Top Channel