Elia Zaharia pas skandalit mbretëror është shfaqur si pjesë e trupës e një prej dramave të reja që do të vendoset në Teatrin Metropol.

Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar ajo na jep mundësinë të shqyrtojmë vendin e individit në botën bashkëkohore.

“Para Perëndimit” përqendrohet në tragjedinë e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70 vjeçari Matthais Clausen.

Tre vjet pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, një dashuri kjo e penguar prej atyre që e rrethojnë por mbi të gjitha familjes së tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare.

Kjo dramë vjen me përkthim nga Edvin Cami dhe me regji nga Xhunga Çobani. Interpretojnë rolet Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia,Yllka Mujo,Sokol Angjeli,Alex Seitaj,Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi,Vasjan Lami,Klesta Shero, Roerd Toçe,Ligoraq Riza,Genc Fuga. A.K.