Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marrë në pyetje dhe se janë bërë kontrolle në banesë.

Gjithashtu shtoi se hetimet po zhvillohet edhe në bazë të metodave të reja, pasi synojnë që të ‘kopsitin’ fillimisht dosjen dhe më pas të hapë akuzën.

“Është një vitrinë pas të cilës fshihen të gjitha mbulimet që janë bërë. SPAK ka dyshime që celularët janë përdorur nga ana e zonjës Kryemadhi, por kanë qenë në emrin e nënës së vet. Janë kryer veprime me synimin për të siguruar prova që mund të vijnë si pasojë e kontrolleve që bëhen në banesë. Janë bërë kontrolle në banesë, janë marrë në pyetje çifti Meta, edhe fëmijët. Janë marrë të tjerë persona në pyetje që dyshohet se për shkak të udhëtimeve kanë dërguar lek dhe kanë bërë pagesa në emër të kësaj familje. E gjitha kjo po hetohet. Ne kemi folur për metodat e reja që kanë të bëjnë me faktin për të rrëzuar çdo fakt të mundshëm ku mund të kapet pala mbrojtëse. Sepse pa autor mund ta hetojnë rehat, dhe të qepë njëherë dosjen pastaj hapë akuzën direkt”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës.

Ndërsa gazetari Ermal Vija u shpreh se sipas informacioneve Prokuroria pothuasje është në përfundim të veprimeve hetimore.

“Ka disa dosje që Prokuroria nuk regjistrohen emrin e personit për të mos djegur afatet. Dhe dosjet më të vështira janë ato të shpërdorimit të detyrës, ndryshe ndodh me korrupsionin. Në rastin konkret për zotin Meta, Prokuroria kohët e fundit, pothuajse është në përfundim të veprimeve hetimore. Por se kur do të ketë një përfundim këtë do e shohim, por ka disa të dhëna të siguruara edhe në kontrollin e banesës së zonjës Fatime”, tha ndër të tjera gazetari Ermal Vija.