Goli në derbin ndaj Lazios i dha tri pikët Romës, megjithatë mbrojtësi verdhekuq Gianluca Mancini e teproi disi me festën poshtë tribunës së ultrasëve dhe kjo i kushtoi një gjobë 5 mijë euroshe.

Kaq vendosi ta dënojë Gjykata Sportive në Itali mbrojtësin e Romës, i cili festoi duke mbajtur në dorë një flamur të Lazios, me një mi në qendër të tij, veprim ky që u cilësua ofendues.
Vetë Mancini pranoi gabimin fill pas ndeshjes, kur kërkoi edhe ndjesë publike, teksa theksoi se ishte përfshirë nga emocionet e fitores, pa pasur qëllim të ofendojë kundërshtarët.

Ndërkohë tifozët e Romës kanë nisur të mbledhin para për të paguar gjobën e Gjykat Sportive i ka vendosur Mancinit. Në fund të fundit, heroi i derbit e meriton diçka të tillë…