Presidenti KOKSH Fidel Ylli tregoi nse është fans i zjarrtë i sportit të Formula 1.
Ai zbuloi se prej 20 vjetësh është anëtar i klubit të Ferrarit, ku paguan 4 mijë dollarë në vit dhe merr uniformat dhe logot e klubit.
“Jam tifoz i Formula 1, jam anëtar i klubit të Ferrarit prej 20 vjetësh, paguaj një shumë vjetore atje dhe gjithë uniformat, çfarë logosh ndërrojnë mi sjellin në shtëpi dhe shkoj shpesh në garat e F1 në Gjermani, Itali, Hungari se më pëlqen kjo garë.
Duhet të kesh disa lidhje dhe të paguash nja 4 mijë dollarë në vit që të jesh pjesë e klubit, të shkosh në takimet e fansave të Ferrarit, ka disa kushte. E kam marrë me qejf dhe shkoj shpesh në garat e Ferrarit, kam uniformën, kam xhupin, kapelen.
F1 është sport elitar, të jep adrenalinë. Gara është më e bukur kur e shesh në TV, se kur je në tribunë sheh një makinë që të vjen para me 320 km në orë, por në pjesët e tjera të rrugës që nuk i sheh mund të jetë edhe me 200 km, është një festë e vërtetë, është adrenalinë”, tha Ylli