Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët para zyrave të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do paraqitej para Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ish-deputeti Klevis Balliu ishte në mesin e tyre. Ata sulmuan kryebashkiakun teksa i drejtohej SPAK duke e quajtur “hajdut”. Por Veliaj u përgjigj duke iu drejtuar Balliut: “Thuaja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

Punët nuk kanë shkuar mirë as për Klevis Balliun. Automjeti i tij Mercedes Benz, i lënë pak metra larg godinës së SPAK, është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar.