Protestën e sotme të foltores në Bashkinë e Tiranës duket se e kanë marrë në dorë të “fortit që të thyejnë në mes”. Ndër kryesorët që shfaqen kundër policëve, është Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president, e që njihet edhe si babai i Stresit.

Ndërkaq, ka ndërhyrë edhe Ilir meta, i cili ka marrë situatën në dorë duke bërtitur në qendrën e improvizuar të zërit dhe i ka puthur dorën “Nënë Lizës” që u bë e njohur, për protestën kundër ndërtimit të unazës së re.