Vazhdon rikonstruktimi i shkollave në të gjithë Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se punimet në transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Fier janë drejt përfundimit. Kreu i qeverisë shprehet se kjo shkollë do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarte bashkëkohore për 850 nxënës e mësues.
“Mirëmëngjesi dhe me punën për transformimin e shkollës “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që do të garantojë kushte dinjitoze dhe standarde bashkëkohore për 850 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.