Frymëmarrje për Tiranën në këtë fund sezoni, ku më shumë se mungesa e rezultateve kanë qenë shqetësuese problemebet ekstrasportive. Mësohet se këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të pezulluar veprimet përmbarimore për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës.
Gjykata ka pranuar kërkesën e bërë nga klubi kryeqytetas për pezullimin e veprimeve përmbarimore për shkak të shkeljeve proceduriale.
Çështja do të gjykohet në themel në Gjykatën e Shkallës së Parë.