Një nga frikërat më të mëdha të njerëzve që jetojnë me një sëmundje kronike të pashërueshme është se ata nuk do të jenë në gjendje të përjetojnë disa ngjarje apo momente të rëndësishme me miqtë dhe familjen e tyre. Qoftë për shembull dasma e fëmijëve apo përvjetorët e ditëlindjeve.
Mirëpo me avancimin e teknologjisë dhe Inteligjencës artificiale ju do të keni mundësi të mos i humbisni këto emocione. Fotografi Jillian Edelstein po e përdor AI për të ndërtuar kujtime nga e ardhmja, për ngjarje të mëdha që nuk janë përjetuar ende dhe mund të mos kenë kohë të mjaftueshme për t’i përjetuar ato, shkruan BBC.
Në fund të fundit, a nuk i përjetojmë shumë nga ngjarjet reale kryesisht përmes objektivit të një aparati fotografik?
Imazhet madje u bënë pjesë e një ekspozite të titulluar “Galeria e Shpresës”, në Galerinë Saatchi të Londrës. Mes modeleve është edhe 58-vjeçarja Louise Hudson, me kancer metastatik të gjirit që i është përhapur në mëlçi. Fotografi i dha asaj një fotografi 60-vjetorit të lindjes, ku shfaqet në krahë të partnerit dhe trupës së kërcimit.
Një grua tjetër, Katie Enell, pa foto të dasmës së saj me partnerin e saj Liam në ekspozitë nga viti 2025. 31-vjeçarja, e cila ka një djalë tetë vjeç, u diagnostikua me kancer metastatik të gjirit pas një dhimbjeje të vazhdueshme në shpatull dhe ka filluar trajtimet për të parandaluar përhapjen e saj. Ndërsa 46- vjeçarja Bec Brown zgjodhi të udhëtonte për në vitin 2028 dhe të rikthejë festën e ditëlindjes së saj të 50-të. Nënë e dy vajzave të vogla, ajo ka kancer metastatik që i është përhapur në kocka.