Katër pika të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë, për shkak të protestave nga sindikatat greke.
Nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.
Një ditë më parë u paralajmërua mbyllje e tre pikave doganore nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, në Kakavijë, Tre Urat, dhe Qafë Botë, por sot u njoftua se do të mbyllet edhe pika e Kapshticës. Sipas policisë, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore duhet të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.