Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli për “TNT Sports” pas barazimit spektakolar në Championës League kundër Real Madrid.
“Ne filluam mirë, por kundër Realit është shumë e vështirë sepse ata mbrojnë në maksimumin e tyre dhe me ritmin që kanë, janë të pabesueshëm. Në ishim pak në ankth kur ishim në zotërim të topit, në pjesën e parë dhe djemtë humbën shumë topa, gjë që nuk i falet.
Por në pjesën e dytë treguam personalitetin tonë të jashtëzakonshëm dhe mënyrën tonë të zakonshme të lojës. Ne vepruam shumë qetë, shumë më mirë se në pjesën e parë dhe shënuam dy gola fantastikë.
Tani duhet të fitojmë një ndeshje për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, por ne do të luajmë në shtëpi dhe kemi tifozët tanë ku mund të mbështetemi. Ne kemi nevojë për të gjithë ata dhe energjinë e tyre që të përpiqemi të mposhtim mbretin e këtij kompeticioni. Reali do të shënojë gol edhe në shtëpinë tonë, kjo është e sigurt, por ne do të fitojmë këtë përballje”, është shprehur Guardiola.