Ekziston një fije e përbashkët që lidh luftën në Ukrainë, konfliktin izraelito-palestinez dhe sulmin e Iranit ndaj Jeruzalemit. Një “emërues më i vogët i përbashkët”, që mund të përkufizohet si një përpjekje për të dobësuar Perëndimin. Idealet, vlerat dhe ekonominë e tij.

Këto janë efekte që fillimisht mund të konsiderohen anësore, por që bëhen kryesore në një fazë të mëvonshme. Nëse shikon kontekstin global. Sidomos nëse vëzhgojmë sesi Kina, antagonistja e vërtetë globale e SHBA-së dhe e Perëndimit në mijëvjeçarin e tretë, po shfrytëzon krizat e ndryshme të luftërave. Izraeli është “pararoja” perëndimore në Lindjen e Mesme. Kështu gjykohet edhe nga të gjitha vendet në atë zonë. Sidomos nga armiqtë e tij. Nga ky aspekt lindin edhe përgjegjësi. Shumë të tilla. Për aleatët e tij, por edhe për qeverinë. Një luftë rajonale apo edhe më e gjerë do të prodhonte në mënyrë të pashmangshme pasoja në shkallë të gjerë.

Nisja e një përplasjeje me Teheranin nuk përbën një angazhim gjigant vetëm për izraelitët dhe për ekzekutivin e udhëhequr nga Netanyahu, por për të gjithë botën perëndimore. Edhe në aspektin ekzistencial. Opsionet e vlerësuara nga Jeruzalemi nuk kanë pasoja vetëm në Tokën e Shenjtë. Presioni i nisur nga Uashingtoni dhe Brukseli ka pikërisht këtë objektiv: të bëjë të qartë se në një botë të ndërlidhur, edhe lufta është e globalizuar. Se Perëndimi mund të dobësohet. Dhe kështu, numri i sistemeve jodemokratike mund të rritet më tej.

Mjafton të shikosh atë që po ndodh tani. Vëmendja, burimet, përqendrimi tek Izraeli përcakton pavëmendjen, privimin dhe largimin e vëmendjes nga Ukraina. Dhe si pasojë sjell një fuqizim të Rusisë, e cila në mënyrë të qartë po përfiton nga agresioni iranian për të rritur presionin ndaj Kievit, si dhe për të rifituar rolin e saj në botë, që e kishte humbur gjatë tridhjetë viteve të fundit.

Shqetësimi i Bashkimit Evropian, SHBA dhe G7-ës, të cilët po përgatiten të konfirmojnë në Jeruzalem kërkesën për të moderuar reagimin ndaj Teheranit, është në thelb ky. Regjimi i Ajatollahëve ka përsëritur zgjedhjen e tij të animit nga Moska dhe Pekini. Nuk mund të injorohet. Nuk mund të anashkalohet as që historia e 110 viteve të fundit na ka mësuar se luftërat botërore janë shkaktuar nga një fitil i vendosur në Evropën Lindore: në Sarajevë dhe në Sudetenland.

Prandaj është Kina ajo që do të korrë fitimet më të mëdha nga kjo situatë. Në mënyrë paradoksale, ajo mbështet Moskën, e cila synon të rivendosë ekuilibrin e Jaltës, me qëllim përmbysjen e sferave të influencës, të krijuara pothuajse tetëdhjetë vjet më parë. Dhe e bën në mënyrën e saj. Nga të gjitha konfliktet që po ndodhin tani, trupat e Kinës nuk janë të pranishme në asnjë. Ato janë vëzhguese të interesuara. Dhe me avantazhe. Nuk humbin forcën, nuk përdorin para, nuk rrezikojnë imazhin e tyre me vendet ndërluftuese dhe shfrytëzojnë dobësitë e të tjerëve. Ata futen në të çarat më kritike, për t’i zgjeruar ato dhe për të hyrë në konkurrencën globale me Perëndimin, pa u rënduar. Pa asnjë lloj ngarkese. Thjesht shfrytëzojnë dobësitë nga jashtë.

Dhe e bëjnë në një kohë dobësie “demokratike” të sistemit perëndimor. Demokracitë tona, të para nga regjimet autoritare dhe autokratike, kanë një pengesë të bezdisshme: zgjedhjet. Bashkimi Evropian do të përballet me to në qershor, Shtetet e Bashkuara në nëntor. Deri atëherë rreziku kryesor është paraliza. Pamundësia për të marrë vendime të forta. Në Amerikë, mbi të gjitha, fushata elektorale e Donald Trumpit përfaqëson një faktor të mëtejshëm dobësues. Dy ditë më parë, ish-presidenti amerikan dha një shpjegim për sulmin iranian, i cili vetëm sa e përkeqëson situatën dhe nxit krizën: “Ne jemi treguar të dobët”. Megjithatë, linja e Bidenit, edhe me rastin e mbrojtjes që i ofroi Izraelit, u mbështet gjerësisht dhe ai mundi të llogariste një një element që nuk ishte aspak i dukshëm: mbështetjen e botës sunite.

Prandaj Shtëpia e Bardhë po i kujton qeverisë izraelite se pa ndihmën e saj, si dhe atë të Britanisë së Madhe dhe Francës, mburoja e raketave vështirë se do të ishte aq efikase sa dy ditë më parë. Por më shumë se një paralajmërim, është një kërkesë, nga ata që shohin rreziqet e një konflikti të madh. Në të cilin, në rrezik nuk është vetëm fitorja apo disfata ushtarake, por ruajtja e atij sistemi vlerash dhe idealesh që ne e kemi quajtur Perëndim, për njëqind vjet.

Me këto rreziqe po përballet edhe Evropa. Dhe me të gjitha vështirësitë e veta. Në ditët në vijim ajo do të përpiqet të vendosë sanksione të reja kundër Teheranit (por vetëm personale dhe jo kundër shtetit), duke shmangur kompromentimin e dialogut. E vetëdijshme se aftësia e saj për ndërmjetësim është zvogëluar. Megjithatë, vitet e ardhshme do të jenë kritike për të ardhmen e BE-së. Dhe struktura e saj institucionale, në këtë kontekst shumë dramatik, nuk mund të jetë e zakonshme. Zgjedhjet e bëra tani do të rëndojnë mbi perspektivat e Bashkimit si kurrë më parë. Prania apo jo e liderëve të aftë për t’u përballur me këtë lloj krize, do të bëjë ndryshimin midis përparimit ose regresit.

La Repubblica Ekziston një fije e përbashkët që lidh luftën në Ukrainë, konfliktin izraelito-palestinez dhe sulmin e Iranit ndaj Jeruzalemit. Një “emërues më i vogët i përbashkët”, që mund të përkufizohet si një përpjekje për të dobësuar Perëndimin. Idealet, vlerat dhe ekonominë e tij.

Këto janë efekte që fillimisht mund të konsiderohen anësore, por që bëhen kryesore në një fazë të mëvonshme. Nëse shikon kontekstin global. Sidomos nëse vëzhgojmë sesi Kina, antagonistja e vërtetë globale e SHBA-së dhe e Perëndimit në mijëvjeçarin e tretë, po shfrytëzon krizat e ndryshme të luftërave.

Izraeli është “pararoja” perëndimore në Lindjen e Mesme. Kështu gjykohet edhe nga të gjitha vendet në atë zonë. Sidomos nga armiqtë e tij. Nga ky aspekt lindin edhe përgjegjësi. Shumë të tilla. Për aleatët e tij, por edhe për qeverinë. Një luftë rajonale apo edhe më e gjerë do të prodhonte në mënyrë të pashmangshme pasoja në shkallë të gjerë

La Repubblica