Dashi

Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që të lini mënjanë të gjitha shqetësimet dhe stresin e akumuluar gjatë javëve të fundit. Duhet ti dedikoni më shumë kohë vetes tuaj dhe rindezjes së emocioneve.

Demi

Nëse do të përballeni me vonesa apo të papritura në vendin e punës, mundohuni që ti shikoni nga një këndvështrim tjetër, pa u treguar negativ dhe pesimist. Në dashuri ka disa keqkuptime të vogla, të cilat mund të çojnë në gjetjen e kompromiseve të vlefshme.

Binjakët

Gjatë kësaj të shtune do të jeni të përfshirë në evente të rëndësishme, të cilat do ju mundësojnë që të bëni njohje të reja. Në vendin e punës, duhet të tregoheni më të pavarur.

Gaforrja

Keni organizuar deri në detajet më të vogla të gjitha projektet dhe planet që keni ndërmend të vini në jetë gjatë këtij sezoni. Mundohuni vetëm që të tregoheni më të matur në organizimin e kursimeve tuaja. Në dashuri këshillohet që të mos jeni shumë xheloz.

Luani

Lodhja dhe mungesa e stimujve, shpesh ju bën dembel dhe të përhumbur. Megjithatë, ky nuk është momenti për t’u dorëzuar, për shkak se intuita juaj e mirë, do ju çojë drejt rezultateve të suksesshme. Në dashuri do të riktheheni të jeni romantik dhe sentimental.

Virgjëresha

Kjo fundjavë do të jetë mjaft interesante për të lënë mënjanë çdo shpërqendrim i cili nuk iu ka lejuar të shprehni siç duhet dashurinë që ndjeni. Duhet të jeni më të hapur dhe spontan në raport me partnerin dhe mundohuni që të mos i ktheheni kundër për çdo gjë. Kjo e shtunë premton marrëveshje të reja, interesante.

Peshorja

Mos u tregoni tepër kritik në raport me bashkëpunëtorët tuaj, pasi nuk është momenti për të humbur kohë me çështje të kota, sidomos nëse ju duhet të përfundoni një punë të rëndësishme. Mbrëmja premton takime të kënaqshme.

Akrepi

Kjo e shtunë parashikohet të jetë mjaft produktive si nga pikëpamja profesionale, edhe për ata që punojnë në shtëpi, apo sapo kanë nisur një zanat të ri. Në dashuri këshillohet që të jeni më shumë kurajoz.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo fundjavë për të fjetur më shumë, pushoni dhe dedikojini më shumë kohë pasioneve dhe qetësisë suaj. Ky është momenti ideal për të ripërkufizuar raportet ndërpersonale. Duhet të jeni gati që të merrni vendime të rëndësishme në vendin e punës.

Bricjapi

Keni nisur një rrugëtim i cili premton rritje të rëndësishme profesionale, dhe që premton sukses për të ardhmen. Mos lini mënjanë fushën e ndjenjave dhe dashurinë, pasi do të jenë mjaft të rëndësishme për të rigjetur qetësinë.

Ujori

Kjo e shtunë premton rindezjen e emocioneve dhe dashurisë, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni treguar shumë të zënë profesionalisht. Nëse keni tensione në familje, mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe të veproni me sa më shumë diplomaci.

Peshqit

Do të jeni shumë të fortë dhe karizmatik dhe kjo gjë do ju rikthejë në lojë, në vendin tuaj të punës. Pritet që të merrni rezultate mjaft pozitive, por për këtë do ju duhet të lodheni shumë. Në dashuri, parashikohen momente romantike.