Kushdo që ka kohë të argëtohet nga një komedi politike e transmetuar live nga zyrat e Partisë së Lirisë, sot më shumë se kurrë është i bindur se kjo parti i takon Ilir Metës.
Nuk bëhet fjala për vulën apo siglën e parties, por për vet identitetin e turmës qe ka mbledhur, për debatin qe bëjnë dhe mbi të gjitha, për atë që flasin.
Tragji-komikja që shoqëron Ilir Metën muajt e fundit, me ngjitjet majë hekurave, vrapim në natyrë dhe ushtrime në palestër e zyrë, sot u shfaq e plotë tek gjithë folësit e partisë së tij.
Nuk ka dyshim që Ilir Meta tani ka bërë një parti të re, një parti të tij, një parti që i ngjan dhe e imiton në çdo detaj si njeri i çmendur.
Më vjen keq, po Monika Kryemadhi nuk ka punë në këtë parti. Është shumë tokësore për të qenë aty. Elona Guri po e po, por dhe gjithë tradhtarët e tjerë. Ata i përkasin një kohe kur një parti duhet të kishte njerëz praktikë, që të mblidhnin ndonjë votë, ndonjë lek, dhe të grumbullonin pushtet.
Kohët kanë ndryshuar. Partia e re e Ilir Metës, nuk ka punë me njerëz normalë.
Shikoni si flasin, çfarë thonë, dhe mbi të gjitha si gëzohen për marrëzitë që thonë. Është padyshim një gjë e re dhe e panjohur më parë në politikën shqiptare.
Të çmendur kemi pasur plot, por kanë qenë të vetmuar dhe argëtonin turmat. Tani kemi një turmë të çmendur, që në kartelë u lexohet “Parti e Lirisë”, që janë bërë bashkë në një sallë dhe argëtojnë më së shumti një njeri.
Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë, se si të mos i afrohet askush e t’i shkojë në mendje se mund t’i zërë vendin. Ka bërë një parti unike, ka krijuar një identitet të ri politik, që është produkt i çmendjes nga politika.
Tani është i qetë. Çdo njeri normal që ka aspirata politike, natyrisht që nuk ka punë me të. As ndonjë votues që do të ndryshojë të ardhmen e tij. As armiqtë e tij të vjetër e të rinj. As gruaja e tij dhe miqtë e saj të vjetër e të rinj.
Tani është i sigurtë se atë parti nuk ja vjedh dot njeri. Se ajo nuk duhet për të ardhur në pushtet. Duhet maksimumi për të argëtuar pushtetin. Ndaj nuk ja prek dot askush, edhe nëse e lë pa roje të turnit të tretë.
Të gjithë krijojnë parti për të mbledhur njerëz. Ai ka krijuar njëherë njerëzit si vetja të çmendur, për t’u bërë pastaj bashkë në një parti.