Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, justifikoi mundësinë e ndarjes së Kupës së Botës 2030 në tre kontinente – Portugalia, Spanja dhe Maroku do të organizojnë garën, ndërsa ndeshja hapëse do të luhet në Uruguaji.
“Do të jetë diçka e veçantë dhe unike. Është 100-vjetori i Kupës së Botës (100 vjet që kur edicioni i parë do të festohet në vitin 2030) dhe ishte gjithmonë e qartë për mua se duhej të mendonim për diçka të veçantë.
Duhet të kujtojmë historinë e futbollit. Le të festojmë në Amerikën e Jugut dhe në mbarë botën. Nuk ka asgjë më të mirë për të bashkuar njerëzit sesa futbolli”,- tha Infantino në Kongresin e 78-të të Conmebol, në Paraguaji.