Balla: A ka plan? Çfarë plani ka Ilir Meta?
Braimllari: Konventa Kombëtare që do të thërrasë në 27 Prill, besoj do të propozojë edhe planin e tij. Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta në strukturat e partisë, qëndrimet e mia kanë qenë korrekte. Unë mendoj dhe hyj tek një brez i ri politikanësh. Nuk jam tek ai brez brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që ka qenë pjesë e pushtetit. Unë s’kam qenë përfituar pushtet nga LSI-ja, s’kam qenë ndonjëherë ministër, pra në pozicione të larta drejtuese. Unë jam rritur brenda strukturave të LSI-së. Unë e konsideroj një familje LSI-në.
Ajo ç’ka kam bërë nuk është largim një LSI-ja. Por kambërë hapa pas, për t’i dhënë të kuptojë gjithësecili që nuk është problemi Endrit Braimllari.
Balla: Iu referove LSI-ja, jo Partia e Lirisë…
Braimllari: Tani LSI-ja është, tani, nuk është…
Balla: Pra LSI-ja është, nuk është Partia e Lirisë.
Braimllari: Për mua LSI-ja është frymë. Partitë nuk ndërtohen mbi bazën e burokracive. Kush tenton të ndërtojë parti me burokraci, do dështojë. Partia është frymë. Është frymë, është energji, është bashkim.
Balla: Pra ju thoni bëri gabim Ilir Meta që ndryshoi emrin e partisë?
Braimllari: Tani ajo është çështje e tij, ne e votuam atë gjë në konventën kombëtare, ishte e drejta e tij.