Bashkëshortja e Ismail Kadare, Helena Kadare në një intervistë për emisionin “Interview” në Euronews Albania, ka treguar momentin më të vështirë që kanë përjetuar së bashku me shkrimtarin e njohur.
Kadare theksoi se kishin frikë se do i internonin për shkak të veprave të publikuara të Ismail Kadaresë.
Mes tjerash ajo theksoi se Kadarenë e çuan në Myzeqe për të bërë punë krahu por që ky i fundit nuk pranoi kurrë të punonte ashtu.
“Momenti më i vështirë që kemi kaluar bashkë ka qenë Plenumi. Kishim frikë internimin. Ishte një gjë shumë e fortë, pikërisht për “Pallatin e Ëndrrave”. Ajo ishte një pjesë, dhe kur doli libri nuk pati asnjë kopje që të shitej sepse ishte vjedhur në shtypshkronjë. Më pas u bë një ribotim i shpejtë dhe u përhap menjëherë. Ky ka qenë momenti më i vështirë. Më pas Ismailin e thirrën në Komitetin Qendror. Kadare bëri një autokritikë shumë të fuqishme duke thënë se armën që më dha partia ia drejtova partisë. Më pas atë e çuan në atë fshatin në Myzeqe”-tha ajo.