Ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK së bashku me avokatin Sokol Hazizaj.
Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në prokurorinë speciale e as nuk ka një konfirmim nëse ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Pogradecit ka një hetim në proces.
Kapri ka qëndruar pak kohë në SPAK e më pas është larguar pa dhënë shpjegime për arsyen e thirrjes së tij.