Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse.
Madje, javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League, mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.
Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League (bergamaskët janë në rrugëne duhur pas fitores 3-0 në Anfield) si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.
Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence, italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. Kështu, me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.
Sakaq, ka edhe një tjetër kombinim që Italia të marrë pjesë me pesë skuadra në Champions League sezonin e ardhshëm dhe që lidhet me rezultatin e skuadrave angleze dhe gjermane në çerekfinalen e Champions League.