Izraeli ka reaguar pas sulmit me raketa e dronë në Iran, duke thënë se kishte vendosur mos të godiste objektet bërthamore, për të mos përkeqësuar situatën.
Të njëjtat burime konfirmuan se objektivat ishin objekte në Isfahan “pothuajse ngjitur me objektet bërthamore të Gardës Revolucionare të vendosura në të njëjtën zonë”.
“Me fjalë të tjera, sulmi në Isfahan ishte projektuar jo vetëm për të dëmtuar Iranin, por edhe për të bërë të qartë se sa të cenueshme janë objektet bërthamore të Iranit për tu sulmuar,” thuhet në deklaratë.
CNN raportoi se Uashingtoni ishte informuar që nga e marta se do të kishte një sulm hakmarrës nga Izraeli “brenda 1-2 ditësh, pa dhënë miratim” dhe se Fox Neës po fliste për një “sulm të kufizuar izraelit”.