Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në pjesën lindore të Japonisë. Sipas USGS, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
Epiqendra e tërmetit ishte në një ngushticë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku, rreth 18 kilometra në perëndim të Uajima, në një thellësi fokale prej rreth 25 kilometrash, tha USGS.
Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar.
Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, një nga zonat më aktive sizmike në botë.
Japonia përbën rreth një të pestën e tërmeteve në botë me magnitudë 6 ose më shumë.