Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç gjatë një konference për shtyp së fundmi pati një përplasje me analisten Ivana Stradnerin, eksperten e luftës hibride dhe propagandës ruse.
Vuçiç e quajti Stradnerin të çmendur dhe t mërzitshme teksa ajo komentoi vizitën e presidentit kinez në Beograd e cila do të kryhet pas disa ditësh.
Stradner u shpreh se presidenti kinez Xi do përpiqet ta bindë Vuçiçin të fus Serbinë në aleancën e vendeve BRICS që udhëhiqet nga Rusia dhe Kina.
‘Si e di ajo se çfarë mendoj apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata jan çmendur të gjithë, mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë’, tha Vuçiç teksa vazhdimisht dukeshin shenja nervozizmi në sjelljen e tij dhe ton i lartë ndaj gazetares.
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç sillet në këtë mënyrë arrogante ndaj medias në Serbi./m.j