Astrologia Meri Gjini, si çdo të enjte në studion e “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë një parashikimim për të gjitha shenjat e Horoskopit.

Bashkimi i Jupiterit me Uranin sjell lajme të mira në lidhje me ekonominë. Ekonomia do të jetë e mirë deri në ditët e para të majit. Edhe pse Mërkuri me Venusin mund t’i çorientojë pak në pjesën e emocioneve, janë çorientime të bukura.

Demi

Urani dhe Jupiteri ndodhen tek ata, do të dalin në prioritet çështje që i përkasin familjes, duket sikur puna në grup, puna për ata që kanë pozicione drejtuese në shtet i jep një rol drejtues. Është periudhë shumë e mirë për të bërë korrigjime, në çështje profesionale dhe ekonomike apo çështje që kanë marrë përsipër dhe duan të marrin.

Binjakët

Duket sikur kanë një tendencë të harxhojnë shumë energji për thashetheme. Për të mos prishur humorin e vetvetes dhe për t’u gëzuar, bashkimi i Jupiterit me Uranin, u jep ushqim në mendime pozitive në takimet e tyre dhe nga mënyra se si do të rjedhë agjenda e tyre.

Gaforrja

Bashkimi i Jupiterit dhe Uranit te Demat do t’i ndihmojë të jenë në qendër të vëmendjes. Venusi është në një familje që i ndihmon ata të qartësohen në pjesën emocionale.

Luani

Do ta gjejnë veten mirë me vetëbesimin. Sot dhe nesër kanë një tendencë për tu marrë me atë që është e vështirë apo atë që të tjerët nuk kanë guxim ta marrin përsipër. Duket sikur ia dalin me sukses.

Virgjëresha

Është një hyrje shumë e bukur, shpresoj t’i japë më të mirën. Do të kenë ndryshime të vogla në agjendën sociale. Ky Uran dhe Jupiter te Demat do t’i japë atë që ka munguar që nga korriku i vitit të kaluar.

Peshorja

Peshorja ka një rritje të intensitetit të punës duke nisur që sot. Nuk ka qenë në ritmet e saj më të mira dhe deri tani nuk është ndjerë shumë e sigurt në pjesën profesionale. Nga sot fillon një periudhë për ata që janë në kërkim të një pune, të një zgjerimi. Duhet të jenë vigjilent për të shfrytëzuar mundësinë ata që janë në kërkim të diçkaje.

Akrepi

Me çorienntime përsa i përket jetës personale. Dita e sotme dhe e nesërme ka të papritura me njerëz të cilët punoni. Por të papritura të mira. Do të duhet të shfrytëzohet dita e sotme dhe dita e nesërme dhe nga data 24 e javës tjetër për çfarë keni të rëndësishme në plan afatgjatë. Është e rëndësishme të vendosni në agjendë çfarë nevojë keni për të zgjidhur që nga çështjet e kredive e deri te përgjegjësitë e mëdha.

Shigjetari

Propozime të çuditshme por që duhen marrë në konsideratë në lidhje me punën. Është një periudhë që do të vazhdojë intensivisht. T’i gëzohen propozimeve të punës sot dhe nesër. Fundjava i gjen pak të paqartë në mendime.

Bricjapi

Nuk do të mungojnë surprizat e bukura. Për ata që kanë plane zhvillimi, lëvizje, çështje dokumentesh që i presin prej kohësh fillon një periudhë që do t’i japë zgjidhje.

Ujori

Për fundin e javës, ata do do të duhet të jenë të kujdesshëm me shpenzimet. Për sa i pëket ditës së sotme dhe ditës së nesërme, do ta gjeni gëzimin te të tjerët, te familja apo njerëzit që doni.

Peshqit

Gjëra të mira përsa i përket ekonomisë. Duket sikur benefitin do ta marrin ata që janë duke u marrë me çështje që i përkasin fizikut të tyre.