Ky grup nxënësish të talentuar nga gjimnazi “Qemal Stafa” kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale për një projekt në shërbim të shkollës, duke krijuar një sistem inovativ me kohën e hyrjeve e daljeve në mësim, për të informuar prindërit mbi mungesat e fëmijëve të tyre.
“Ne si grup analizuam një shqetësim sa i përkiste rritjes së mungesave të nxënësve në shkollë, pasi mosfrekuentimi sillte uljen e mesatares së notave. Për zgjidhjen e këtij problemi krijuam AISA, (artificial intelligence school attended), kjo bën indentifikimin biometrik të tyre, skanojmë me anë të kamerës nxënësit në hyrje dhe dalje, hapet një regjistër kush nxënës ka hyrë në cilën orë dhe datë dhe shkon mesazh te prindi”, tregojnë ata. Realizimi i projektit të 4 ekselentëve u ka marrë 3 muaj kohë, që nga idea, krijimi, testimi e vënia në punë. Të rinjtë tregojnë se nuk e kanë teknologjinë vetëm për të qëndruar në rrjete sociale, por edhe për të mësuar më shumë mbi botën virtuale se si ta përdorin atë për lehtësimin e jetës reale.