Në tre muajt e parë të vitit, në drejtim të Urgjencës Kombëtare kanë mbërritur 130 987 thirrje, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
“Përgjatë tre muajve të parë të 2024 në drejtim të Urgjencës Kombëtare kanë mbërritur:
130.987 thirrje; 38.076 misione të realizuara; 17.378 shërbime në banesë dhe 16.267 konsulta telefonike mjekësore”, theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu u shpreh se “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u përgjigjet në kohë reale të gjitha thirrjeve të ardhura nga qytetarët drejt 127 për ndihmë mjekësore. Me profesionalizëm e përkushtim, ekipet e saj janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo në të gjithë vendin”.
Urgjenca Kombëtare është shndërruar në një qendër ekselence të shërbimit shëndetësor dhe së bashku me MSHMS janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve kudo në Shqipëri.