Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të bashkëlidhur me ‘Baronin e Drogës’, Gëzim Çela.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha sot dhe u hodh poshtë kërkesa e bashkëshortes së Gëzim Çelës për heqje të sekuestrove të pasurive me një vlerë prej 400 mijë eurosh. Po ashtu, u la në fuqi urdhëri i prokurorit të SPAK për sekuetsron e një llogarie bankare me vlerë 100 mijë euro dhe disa automjeteve.
Çela, njihur si “Baroni i Drogës” u arrestua gjatë një hetimit ndaj një rrjeti narkotrafikantësh në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku ai kishte gjetur strehim. Ndërkohë, në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht 2023, pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”. Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.
Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.