Monika Kryemadhi ka komentuar shkurt sjelljen e bashkëshortit të saj, kryetarit të PL-së, Ilir Meta, teksa ndaloi për të folur me gazetarët jashtë Kuvendit.

Po njësoj si Meta, Kryemadhi e quajti Prokurorinë e Posaçme (SPAK) si një “vegël” të kryeministrit Edi Rama.

Megjithatë kur u pyet për përplasjet brenda Partisë së Lirisë, Kryemadhi tha se Meta e ka sulmuar atë si politikane, dhe jo si bashkëshorte.

“Ju duket normale që gazetat, lajmi kalon nga gazetat e Erjon Veliajt më parë sesa nga SPAK-u. Bashkëshorti nuk më ka sulmuar si bshkëshorte, por si politikane. Po keq ju ka ardhur ju që Erion Velia më ka paditur mamanë? Zonjat kandidojnë me mendime, jo me kandidatura”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu u shpreh se është dakord me akuzat e bëra nga Meta ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani, por tha se nuk pajtohet me gjuhën e zgjedhur prej tij për të sulmuar SPAK.