Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:

-Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.

-Ndaloi shtetasin në kërkim Bejo Zykaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, nga të cilat i ka mbetur për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj.

-Ndaloi shtetasin në kërkim Daniel Çulanaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, më datë 15.05.2023, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

-Arrestoi shtetasin J. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë nga banesa e tij.

-Arrestoi shtetasin S. A., 52 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr.3, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.