Robert Lewandowski ka ende një keqardhje: atë që nuk e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin 2020. Qendërsulmuesi polak e di se kishte një mundësi të madhe, me suksesin që iu mohua për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i detyroi organizatorët të mos i jepnin çmimi, që vitin e pasardhës mes polemikave e mori Lionel Messit:

“Së fundmi një mik më dërgoi disa statistika: shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 dhe 2021. A do ta merrja tani ‘Topin e Artë’ 2020? Do të ishte një gjë e mrekullueshme, do të ishte një nder dhe do ta pranoja çmimin”,- ka thënë ai për ‘Sport Bild’.

“Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë, fituam gjithçka. Nuk do të ndihesha i ofenduar: do të ishte një nder i madh”,- tha lojtari i Barcelonës. “Sigurisht që do të doja ta merrja ‘Topin e Artë’ një ditë. Nuk jam i zemëruar apo i trishtuar sepse më mungon ky trofe. Por ndjenja ime është se në një nga ato dy vitet duhet ta kisha fituar.

Kush do ta fitojë këtë vit? Është e vështirë të thuhet, sepse Kampionati Evropian dhe ndeshjet e fundit vendimtare të Champions League janë ende përpara. Por për momentin Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham janë lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë për mua”.